25 Qershor 2026

Mbahet sot protesta e 26 masive ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.

Ditën e djeshme në orën 19:00, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt godinës së Kryeministrisë.

Pas tubimit, protesta vijoi me marshime në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës, ku edhe pas reshjeve të dendura të shiut që “pushtuan” Tiranën, rrugët ishin plot.