8 Dhjetor 2025

Xhubleta, sot pjesë e listës së Unesco-s në rrezik, mbetet një sfidë e madhe për artizanin për shaka të mungesës së materialeve tradicionale  dhe vështirësisë në transmetimin e dije-bërjes. Studiuesja Silvana Nini theksoi se pa mbështetjen e institucioneve, ruajtja e kësaj trashëgime dhe përfshirja e të rinjve në vijimësinë e zanatit rrezikon të zbehet më shumë

Në Galerinë e Artit të Tiranës u zhvillua një aktivitet i dedikuar xhubletës, një prej elementëve më të veçantë të trashëgimisë sonë, sot pjesë e listës së Unesco-s si trashëgimi jomateriale në rrezik. Studiuesja Silvana Nini e cilësoi këtë takim një mundësi të rëndësishme për t’i afruar të rinjtë me njohuritë tradicionale.

Por, pavarësisht interesit, sfida kryesore mbetet mënyra si transmetohet dije-bërja  e veshjeve tradicionale, veçanërisht e xhubletës. Nini thekson se kjo disiplinë kërkon aftësi të rralla dhe materiale specifike për punimin e veshjes tradicionale.

Xhubleta e Pukes

Sipas studiueses, artizanët përballen me vështirësi  jo vetëm për shkak të mungesës së traditës së trashëguar, por edhe për shkak të tregut të kufizuar, pasi veshjet tradicionale nuk janë më pjesë e përdorimit të përditshëm.

Dr. Silvana Nini

Pikërisht për këtë arsye, Nini i bën thirrje institucioneve të marrin rol konkret në ruajtjen e dije-bërjes dhe nxitjen e brezave të rinj.

Xhubleta, simboli i identitetit kulturor shqiptar mbetet kështu në udhëkryq mes trashëgimisë dhe nevojës së domosdoshme për politika mbrojtëse që të garantojnë vazhdimësinë e saj.