“Do t’u këputja pjesë të veshit çdo ditë”, nëna ruse që urren fëmijët ukrainas: – Do u thoja vdisni, vuani

“Do t’u këputja pjesë të veshit çdo ditë”, nëna ruse që urren fëmijët ukrainas: – Do u thoja vdisni, vuani

18 MAJ 2022

Zemerimi i Nenes ruse ishte dukshëm për shkak të raportimeve që fëmijët ukrainas refuzuan të shënonin Ditën e Fitores më 9 maj,

Një grua ruse që i kërkonte burrit të saj ushtar që të abuzonte dhe torturonte fëmijët ukrainas, është demaskuar. Telefonata e përgjuar mes 30-vjeçares Yulia Kopytova dhe 31-vjeçarit, Vladimir Kopytov, u zbulua nga shërbimet sekrete ukrainase.

Gruaja në fjalë ka punuar si punonjëse në spitalin klinik të fëmijëve në rajonin e Smolenskut dhe besohet se është nënë e një djali.

Duke iu referuar fëmijëve ukrainas, ajo i thoshte bashkëshortit të saj: “Do t’ju injektoja drogë dhe nëse do të funksiononte, do t’i shikoja në sy dhe do t’u thosha: ‘Vdisni, vuani’”.

“Unë do t’i pres [gjenitalet] e tyre, do t’u gdhendja yje në shpinë dhe madje do t’u këputja pjesë të veshit çdo ditë, gishtin e tyre, kështu që ata do të lëndoheshin aq keq”, thoshte më pas ajo.

Nga ana tjetër bashkëshorti duket se nuk i pëlqeu ky shpërthim i saj dhe i thotë: “Ata janë fëmijë, Julia…”.

Nana ruse është nënë e një djali.

Por ajo nuk u pendua aspak në atë që tha dhe iu përgjigj: “Unë thjesht i urrej këta ukrainas, i urrej ata”.

“Daily Mail” shkruan se zemërimi i saj ishte dukshëm për shkak të raportimeve që fëmijët ukrainas refuzuan të shënonin Ditën e Fitores më 9 maj, duke përkujtuar fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Sipas medias britanike, kjo bisedë është bërë në fillim të këtij muaji kur ushtari telefonoi në shtëpi nga pozicioni i tij me forcat e armatosura ruse diku afër Kharkiv.

Në rrjetet e tij sociale ajo nuk zbulon shumë detaje për veten, por shkruan se ai “është një psikolog i vërtetë, por jo imoral”. Gjithashtu tregon se është “thellësisht i martuar”.

Gazetarët ukrainas të “Radio Liberty” thanë se gruaja – nga fshati Przhevalsky, në rajonin e Smolensk – nuk pranoi të fliste. Burri i saj kundërshtoi se zëri i tyre ishte ai i përgjuar.

Gazeta Shqip