“Do të na fusin një çip përmes vaksinës së COVID-19”, shokon konspiracionisti Alfred Cako: Është një antenë e vogël kobalti që do na vendosin në turp! Ja nga ku do jepen komandat!

19 QERSHOR 2020

Konspiracionisti Alfred Cako ka folur sërish për terinë që po përflitet në lidhje me instalimin e një çipi në trupin e çdo njeriu përmes vaksinës së koronavirusit.

I ftuar në ABC Neës, Cako tha se gjithçka do të koordinohet përmes një kompjuteri qendror në Belgjikë, i cili nëpërmjet valëve 5G do të japë komandat ndaj njerëzve.

“Kontrolli do të bëhet përmes një çipi, një antene të vogël prej kobalti që do të na e vendosin në trup. I gjithë organzimi do të bëhet përmes një kompjuteri qendror në Belgjikë, i cili përmes 5G-së dhe satelitëve do të jepen komandat, etj.

Ne s’do të kemi detyrë të mbajnë pasaportë apo kartë krediti. Pagesat dhe gjithçka do të bëhen në mënyrë elektronike përmes mikroçipit“, tha Cako duke theksuar se edhe vaksinat do të jenë nanoteknologjike.

“Të gjitha të dhënat tona do të mbahen nga mikroçipi.

Paratë do të jenë disa shifra që jepen dhe merren. Nuk do të ketë më para, por para elektronike“, u shpreh ai.

Gazeta Sot