Dita e tretë e vitit të ri, nis me reshje shiu dhe dëbore. Cilat janë zona e vendit që do preken, njihuni me parashikimin e motit për ditën e diel

3 janar  2021

Sipas MeteoAlb dita e sotme (3 janar) do të karakterizohet nga mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu mesatare në pjesën më të madhe të vendit.

Në skajet veri- verilindje dhe juglindje do të ketë reshje dëbore.

Sipas MeteoAlb, reshjet e shiut dhe të dëborës vijnë si pasojë e masave ajrore të paqëndrueshme që do të përfshijnë Europën Jugore.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 12°C.

Era do fryjë mestare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

j.l./ dita