Distria Krasniqi rrëmben medaljen e artë në Paris

7 Shkurt 2026
Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi ka konfirmuar edhe një herë statusin e saj si kampione, duke fituar këtë të shtunë medaljen e artë në Grand Slam-in e Parisit në kategorinë -52 kg. Lajmin e dha Komiteti Olimpik i Kosovës, sipas të cilit xhudistja arriti të mposhtë rivalen Toro Soler nga Spanja.
“Distria SHKËLQEN në Paris. Medalistja e dyfishtë olimpike, Distria Krasniqi e nisi mbarë edhe vitin 2026, duke fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit.
Xhudistja jonë triumfoi në finale ndaj spanjolles Toro Soler, para dhjetëra mijëra shikuesve të pranishëm.
Një rrugëtim i mbarë për Disin drejt LA 2028, kategoria -52 kg.”, thuhet në postimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Sjellim ndërmend se Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Paris edhe në vitet 2020, 2023 dhe 2024, ndërsa medaljen e argjendtë në vitet më 2019 dhe 2022, si dhe atë të bronztë në vitet 2017, 2018 dhe 2025. Që nga viti 2017, Krasniqi vetëm një herë, ka dalë pa medalje nga kryeqyteti francez, në vitin 2022.
