Disa fakte për Vitaminën C

Vitamina C, e njohur si acidi askorbik, është një lëndë ushqyese mjaft e rëndësishme për shëndetin.

Vitamina C, e njohur si acidi askorbik, është një lëndë ushqyese mjaft e rëndësishme për shëndetin. Mjekët rekomandojnë shpesh që të marrim sasi të konsiderueshme të kësaj vitamine.

-Vitamina C nuk prodhohet në organizëm, por merret vetëm nga ushqimet.
-Luan rol të rëndësishëm në imunitet, sidomos në mbrojtjen nga infeksioneve.
-Luan rol kryesor në sintezën e kolagjenit, proteinë e rëndësishme e lëkurës, kockave, ligamenteve etj.
-Ndihmon në përthithjen e hekurit nga ushqimet me origjinë bimore. Ndihmon në pastrimin e organizmit nga duhani, alkooli, metalet e rënda etj.
-Ul rrezikun për zhvillimin e kancerit, përmes efektit të saj si antioksidant.
-Parandalon sëmundjet e zemrës, duke ngadalësuar procesin e aterosklerozës.
-Mungesa e saj jep sëmundjen e skorbutit me infeksione të dhëmbëve, dhimbje kyçesh etj.
-Sasia ditore e rekomanduar është rreth 110 mg/ditë për meshkujt dhe 95 mg/ditë për femrat.
-Ushqimet të pasura me vitaminë C janë: portokalli, kivi, rrushi, luleshtrydhet, brokoli, lakrat etj.