Deputeti ukrainas kundër Zelenskyt: – Deklarata për Kosovën ishte gabim diplomatik

10 Gusht 2026
Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka kritikuar deklaratën e presidentit Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai rikonfirmoi se Ukraina nuk do ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën.
Goncharenko, iniciues i projektligjit për njohjen e Kosovës në Parlamentin ukrainas, e cilësoi deklaratën një “gabim diplomatik”. Ai publikoi në X edhe fotografinë e heqjes së sloganit “Free Ukraine” nga “Hotel Grand” në Prishtinë.
“Ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe besojmë se Ukraina duhet ta njohë shtetin. Unë do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë”, shkroi deputeti ukrainas.
