lefter maliqi

Deputeti Lefter Maliqi zbulon për herë të parë sa e bleu Rama që iku nga PD-ja e Bashës

13 KORRIK 2020

Deputeti Lefter Maliqi për herë të parë ka treguar cila ishte marrëveshja me Edi Ramën për të kaluar në 2017 me PS-në pas përplasjes me Lulzim Bashën. Maliqi u shpreh se i kërkoi Edi Ramës dy investime në zonën e tij dhe një post të rëndësishëm. Pas zgjedhjeve u emërua zv/ drejtori i burgjeve, por kjo nuk e kënaqi Maliqin.

“I kam kërkuar dy interpelanca Edi Ramës nuk mori pjesë. Marrëveshja ime bashkë me qytetarët dhe Ramën ka qenë në disa pika, kur them unë që jam i zhgënjyer total, imagjino ata që futi në burg. Edhe Gjiknurin ka për ta hedhur në rrugë. Kam mundur edhe Erion Braçen në komunën e Otllakut. Marrëveshja me këtë njeri ishte dy investime në zonën time në Laprdha dhe Lumas që nuk i mbajti dhe një post drejtuesi, jo kjo se kjo çelësat e kashtës, zv/ drejtor, zv/ ministër, nuk ke autoritetin e duhur… nuk mund të bësh gjë për elektoratin. Ia kërkova se më takonte, jo këtyre barkalecëve, që e kanë mendjen te krimi dhe korrupsioni dhe nuk kanë as shkollë. Nuk mbajti asnjë fjalë dhe fjala e tij ishte se do të ishte drejtues i pushtetit lokal. As këtë nuk e mbajti. Duke qenë deputet, që mua më çoi Zoti, ofertat e tij ishin të qëndroja deputet të bëja lojërat si shtojca e rilindjes, të më vinte ca poste drejtorish në Berat dhe Tiranë që unë kategorikisht se pranova” tha ai.

lefter maliqi

Maliqi thotë se ka marrë oferta nga PD-ja, madje e kanë propozuar për deputet në zonën e Beratit. “Unë nuk e kam tradhtuar zotin Basha. Di që më kanë propozuar në Berat për të qenë pjesë nesër e listave të deputetëve. Kontakte me Bashën me Kryemadhin, me zotin Duka dhe Mediu kam kontakte të përditshme, nuk kam vendosur. Kam oferta se mbështes opozitën legjitime”.

Gazeta Sot