Arabët mësyjnë Shqipërinë, hapin me dhjetëra kompani fiktive

13 KORRIK 2020

Përkeqësimi i klimës së biznesit në Shqipëri, sipas raportit të fundit “Doing Business 2020” të Bankës Botërore nuk ka trembur investitorët egjiptianë që të vërshojnë në Shqipëri, kryesisht në fushën e ndërtimit.

Sipas “Open Data Albania”, në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 39 kompani me pronarë, ose kapital me origjinë nga Egjipti. Pjesa dërrmuese e tyre veprojnë në sektorin e ndërtimit, ndërsa nuk mungojnë edhe kompanitë që operojnë në fushën e teknologjisë, telekomunikacionit dhe konsulencave.

Nga grupi i kompanive me objekt aktivitetin në fushën e ndërtimit, pjesa më e madhe janë regjistruar që Qendrën Kombëtare të Biznesit në muajin janar. Regjistrimet e pazakonta mbërrijnë pak javë pasi Qeveria shqiptare ngriti shqetësimin e mungesës së fuqisë punëtore për procesin e rindërtimit

Kompanitë në fjalë mund të synojnë që të përfshihen në këtë proces, jo vetëm me marrjen e tenderave për rindërtimin, apo ndërtimin e objekteve, por edhe duke siguruar fuqinë punëtore të ngritur si shqetësim nga pala shqiptare.

Ndërkohë, “Open Data Albania” thotë se prej 1 janarit janë hapur 935 biznese të reja me formë ligjore person juridik. Nga këto 105 janë me pronarë, ose kapital me origjinë nga Italia. Pjesa më e maadhe e bizneseve italiane janë në fushën e telekomunikacionit, shërbimeve, turizmit dhe të konsulencës.

Nga totali i bizneseve, sipas Gazeta Si, pjesa më e madhe janë regjistruar në dy muajt e parë të vitit, ndërsa pas prekjes së vendit nga pandemia dhe hyrja në izolim, numri i bizneseve të reja të hapura ra ndjeshëm.

Shqipëria u rendit në vendin e 82-të në rang global në raportin “Doing Business” të Bankës Botërore, duke rënë me 19 vende në krahasim me një vit më parë. Ekonomia jonë shënoi përkeqësim në 9 nga 10 tregues në total, që përdor BB për vlerësimin e performancës së një vendi.

Ndërkohë që hapja e këtyre kompanive fiktive realizohet edhe për qëllime të trafikun të palgijshmëm të emigrantëve që vijnë nga Lindja. Ka qenë pikërisht emisioni investigativ Top Story që ka zbuluar trafikun e paligjshëm, që krijohej nën petkun e punësimeve të emigrantëve sezonalë, por që përdorej për largime drejt shteteve të BE.

Kjo skemë kishte të implikuar ku pjesë e saj ishte dhe Drejtoresha e Zyrës së Kufirit dhe Emigracionit në Tiranë, Enkelejda Toska.

Në dëshminë e Salim Yousuf në Top Story, flist për lidhjet me shefat e Policisë Kufitare, me të cilët bënte pazaret e trafikut të arabëve. Por, palestinezi ka qenë në “rreth të kuq” edhe nga qarqet diplomatike.  Emri i tij është përmendur edhe nga Ambasada Palestineze në Tiranë, në një memo sekrete, që publikoi ekskluzivisht Top Story.

Nga: Gazeta Shqip