6 Shkurt 2024

Deputeti socialist Baftjar Zeqaj, thotë se nuk pa ndonjë gjë shumë interesante te intervista e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, por se indirekt pa akuza të niveleve të larta.

Sipas tij, nuk ka asnjë mesazh në radhët e Partisë Socialiste që pas këtyre deklaratave dhe akuzave të mbahet një qëndrim.

“Nuk është se i tha Ahmetaj dje apo pardje, këto janë thënë, i ka thënë opozita, i kanë thënë gazetarët. Nuk solli ndonjë të re.

Erioni është akuzuar dhe nga mediat dhe nga deputetët e tjerë dhe Rama është akuzuar.

Nuk mu dukën shumë interesante, por këto u dukën si të reja për opozitën, si ushqimi i ditës, të kapemi këtu.

Nuk dëgjova ndonjë gjë shumë interesante nga zoti Ahmetaj, më shumë u përpoq të justifikonte veten nga afera e inceneratorëve.

Nuk besoj që SPAK të kapet në ndonjë element.

Prisja të shihja ndonjë element të rëndësishëm, ashtu si gjithë opinioni publik, prit se po del Ahmetaj.”

Për biznesmenin Blerim Hoxha, deputeti socialist tha se nuk ka ndonjë opinion të saktë, por se Ahmetaj në disa raste u shfajësua.

“Ai donte të thoshte, unë po shfajësohem vetë, shikoni më lartë. E bëri për interesat e veta, për një azil nesër pasnesër.

Nuk na ndikon në zgjedhje. Partia Socialiste nuk është e lidhur me liderët, është një parti e organizuar më mirë se çdo parti tjetër.

Nuk është e ndikuar u fut Ahmetaj, nuk u fut Ahmetaj.”

Ndër të tjera, nuk e cilësoi Ahmetaj si kurban politik të Edi Ramës dhe se Kryeministri e ka lënë porosi që të futet në burg.

“Patjetër që Rama ka fatura, nuk besoj se do Beqajn dhe nuk do këtë. Unë besoj se SPAK-u po ngrihet.

Në maj Partia Socialiste mbyll zgjedhjet në parti. Unë kam qenë në shumë organizata.

Në të gjitha qendrat e votimit ne kemi struktura të rregullta që kanë ndryshuar dhe ato mentalitetin, në asnjë fshat dhe asnjë lagje nuk më kanë thënë çfarë bëhet me Ahmetaj, me Xhaçkën, këto janë çështje të drejtësisë.

Nuk më pyesin nëse do futet në burg dhe sa do dënohet. E shoh për mirë këtë moment, që as Rama, as Kryesia nuk është prononcuar për një person që shkon përpara drejtësisë.

Nuk është se socialistët janë të lumtur që dënohen ministra, ish-ministra, drejtorë.

Besoj se në maj do futemi në një frymë tjetër për zgjedhjet e 2025.

Ne po lëvizim nga Tropoja në Sarandë. Strukturat tona po përgatiten.

Duhet të ketë tryeza analizash çdo muaj. Një ministër duhet të jetë i njohur çdo muaj me problematikat që ka një qark.

Pushteti nuk duhet të mbetet te ministri, por të shpërndahet te deputetët që janë në bazë, drejtorët dhe specialistët që janë në bazë.”, përfundoi deputeti socialist Zeqaj.

Gazeta Sot