26 Mars, 2018.

– Agjentët rus kanë rekrutuar drejtues të lartë të administratës shtetërore, medias përmes parave të dhuruara, si dhe kanë njerëz të tyre në institutet e larta të kërkimit shkencor, kryesisht albanolog rus dhe shqiptarë, por kanë edhe njerëz të infiltruar në komunitete të ndryshme fetare

Lektori i UET-së, Arian Curri, të hënën, ka deklaruar se agjentët rus kanë penetruar në disa prej sektorëve më të rëndësishëm të jetës shoqërore në vend.

Curi është shprehur në studion e emisionit “Opinion”, administrata shtetërore në disa nivele të larta, media, institutet e kërkimit shkencor dhe feja janë sektorët që ata kanë penetruar në Shqipëri.

Agjentët rus kanë rekrutuar drejtues të lartë të administratës shtetërore, medias përmes parave të dhuruara, si dhe kanë njerëz të tyre në institutet e larta të kërkimit shkencor, kryesisht albanolog rus dhe shqiptarë, por kanë edhe njerëz të infiltruar në komunitete të ndryshme fetare”,- është shprehur Curri.