30 Janar 2023

Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë këtë të hënë, kur tha se ai disponon prova autentike që do i bëjë publike, se disa ministra të kabinetit qeveritar Edi Rama, kanë paraqitur dorëheqjen për shkak të takimeve që kanë pasur me ish zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.

Sali Berisha: I them Ramës largohu, jep dorëheqjen me kabinetin tënd të kalbur. Di që ka minnistra të cilët kanë paraqitur dorëheqje, për shkak të kontakteve që ata kanë pasur me McGonigal, por nëse bëhet fjalë për zëvendës të hapur të interesave ruse në Shqiëri ky është Damian Gjiknuri.

Gjykata rrëzoi tenderin që u dha kompanive ruse në 3 zona për shpim nafte në kundërshtim me ligjin, pra jemi vetëm në fillimin e një tërmeti e do i them Ramës që ky do jetë një cunam popullor, nuk të mbron më askush.

Veliaj kreu një udhëtim të fshehtë, është në tavë, kokë e xhep i implikuar. Shkoi për të dëshmuar apo për ndonjë arsye tjetër atë le ta sqarojë hetimi, por ky pushtet është i kalbur dhe duhet të ikë një ditë e më parë.

I pyetur nëse ishte në dijeni të faktit që disa prej ministrave kanë dhënë dorëheqjen dhe cilët janë emrat e ministrave, Berisha tha:

“Unë disponoj dokumente autentike për atë që thashë, por do ti bëj publike në momentin real, disponoj dokumente të pakundershtueshme”.

Gazeta Sot