21 Maji 2023

Ai mban emrin e një diktatori por është këshilltar i bashkisë Mat, dalë nga votimet e 14 majit për zgjedhjet vendore. Hitler Kurti ka bërë fushatë duke marrë edhe besimin e qytetarëve nën siglën e Partisë Fryma e Re Demokratike. Pavarësisht domethënies së emrit të tij, për qytetarët nuk ka pasur ndonjë pengesë për të qenë ai përfaqësuesi i tyre.

Hitler Kurti ka marrë 545 vota ose mbi 4.2% te votave duke fituar kështu edhe mandatin e vetëm nga kjo forcë politike për këshillin. Ai ka lindur në vitin 1996 në Burrel, prindërit e tij, të papenguar nga ndonjë ligj specifik në Gjendjen Civile, vendosën ta quajnë foshnjën e tyre Hitler.

27-vjeçari rezulton pa precedentë penalë, por ai mban emrin e njeriut që sulmoi botën gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe zhduku miliona hebrenj në dhomat e gazit në Gjermani

Në Shqipëri, në vitin 2002 janë bërë ndryshimet e para në ligjin e Gjendjes Civile të emrave të ndaluar për fëmijët. Por, edhe në këtë listë sanksionesh, emri Hitler nuk rezulton i ndaluar. Bazuar mbi këtë ligj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar emrin e tij në listën e kandidatëve për këshill bashkiak.

Gazeta Dita