Cilët janë kanionet më të njohur në Shqipëri?

Kanionet në Shqipëri janë shumë të përhapura në të gjithë vendin.

Më të njohurit janë: Kanioni i Shoshanit në Valbonë, ai i Thethit, Kanioni i Osumit (në foto), i Devollit, i Vjosës dhe degëve të saj, Kanioni i Shkopetit, etj.

Pamje madhështore ka sidomos Kanioni i Gjipesë, i formuar në përroin me të njejtin emër në bregdetin e Jonit.

Kanionet janë lugina shumë të thella e të ngushta në trajtë grykash, me shpate të thikëta gati pingule, me fund që zakonisht zihet i tëri nga një shtrat lumi ose përroi.

Thellësitë e tyre mund të shkojnë nga disa dhjetëra në qindra metra.

Krijohen nga gërryerja në thellësi e lumenjve, zakonisht në viset e përbëra prej shkëmbinjsh të ngjeshur e të qëndrueshëm.

Për shkak të pamjes madhështore dhe kontrasteve të mëdha që krijojnë në natyrë, kanë vlera turistike.

b.m. / dita