Cilat ishin biblotekat e para shqiptare?

Biblotekat e para shqiptare në truallin e Shqipërisë njihen që në shek. IV p.e.r. Ishin të përmendura bibloteka e Apolonisë, e Dyrrahut dhe e Finiqit. Gjatë mesjetës u shtuan sidomos bibloteka pranë institucioneve fetare, ku ruheshin edhe kodikë e dorëshkrime të rralla. Në shek. XIII-XVI përmenden bibloteka e Gjirokastrës, Filatit dhe Himarës.

Në mes të shek. XVIII Korça kishte një bibliotekë me 4000 vëllime. Gjatë Rilindjes Kombëtare nisi krijimi i biblotekave pranë shoqërive e klubeve patriotike. Pas Pavarësisë u ngritën biblioteka publike në Tiranë, në Korçë, Elbasan, Shkodër. Pas Çlirimit u rrit me shpejtësi numri i bibliotekave, u pasuruan fondet e tyre dhe u shtuan pa krahasim lexuesit.