Çfarë ishte Patrikana e Ohrit?

prill 2021

Patrikana e Ohrit ishte formë organizimi e kishës ortodokse me një patrik në krye, e cila e kishte qendrën në Ohër.

Kishte nën varësinë e saj 6 peshkopata, midis tyre edhe ato të Pelagonisë-Manastirit, Korçë-Elbasanit, Beratit dhe Durrësit. Nën juridiksionin e saj bënte pjesë edhe Voskopoja.

Patrikana e Ohrit ishte në konflikt me Patrikanën e Stambollit. Shkaku i konfliktit ishin kontradiktat midis klerit vendas të Maqedonisë, Shqipërisë e Bullgarisë me klerin grek të Fanarit, i cili kishte fituar prej sulltanëve privilegjin për të taksuar popullsinë vendase.

Patrikana e Ohrit u mbyll nga Porta e Lartë në vitin 1767.

Gazeta Dita