Çfarë është Lundërza? –

Lnderza eshte kafshe e familjes se shqartheve, me trup te late deri 35 cm. 50 cm s gjatë 120-130 cm. me ngjyrë gështenjë, më të çelur nga ana barkore dhe peshon 6-15 kg. Jeton 14-16 vjet. Është e përhapur në të gjithë Evropën, në Azi dhe në Afrikën e Veriut.

Në Shqipëri ndeshet kudo në brigjet e lumenjve, kënetave, liqeneve e pellgjeve ku ndërton strofkën duke hapur galeri me dy dalje, nën ujë e për ajrosje. Njihet edhe me emrin “vidra”. Ushqehet me peshq, bretkosa, shpendë e vezët e tyre. Është vepruese kryesisht gjatë natës. Eshtë e dëmshme në ekonomitë e rritjes së peshkut. Gjuhet për gëzofin e saj me vlerë, me qime të shkurtra, të buta, të dendura, me ngjyrë kafe e të shkëlqyeshme.