14 Shtator 2023

Gazeta Dita

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi nuk arrin të votojë për shkak të problemit dhe i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Procesi i votimit ka nisur në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm, por në disa qendra votimi ka vonesa për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve të identifikimit elektronik, ndërkohë që në disa të tjera ka probleme me paraqitjen e komisionerëve.

Problematikat nuk janë zgjidhur ende, dhe sipas informacioneve, duhet pritur deri tre orë për të votuar.

Raportohen për problematika në Vlorë, Fier, Berat, Elbasan, Korçë, por edhe në Tiranë. Nëse pajisjet e identifikimit elektronik nuk do të nisin të punojnë, pritet që në disa qendra, votimi i qytetarëve të nisë në mënyrë manuale.

Disa qendra votimi në Vlorë kanë probleme me pajisjet elektronike ! Deri tani ende nuk ka nisur procesi i votimit në disa qendra. Nëse nuk punon sistemi pritet të filloj manualisht

Në Pogradec janë hapur të gjitha qendrat por 15 prej tyre nuk po aktivizojnë dot pajisjet elektronike për nisjen e procesit. Nuk komunikojnë dot me KQZ për të të zgjidhur problemin.

Në KZAZ nr.65 në Berat, në QV 3270/00 votimi nisi me 35 minuta vonesë. Shkak u bë mungesa e komisioneres së PD, Mimoza Prifti. Komisionerja u zëvendësua. Votimi i parë është bërë nga komisionerët.

Probleme edhe në qarkun e Dibrës, në qendrën 1101 në Mqellare nuk ka proces verbal e QV.

Në Kastriot një Qendër Votimi s’ka energji. Në 3-4 QV nga 99 në total nuk punojnë pajisjet e identifikimit biometrik.

Ndërkohë edhe në 4 Qendra e Votimit në Korçë s’punon pajisja e ID. Në 15 qendra votimi të fshatrave ka probleme me pajisjet elektronike, po kështu probleme janë hasiur edhe në 11 qendra votimi në Devoll.

j.l./ dita