14 Maji 2023

Tri pajisje në qendrën e votimit të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, ku pritet të votojë kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi nuk funksionojnë.

Kaq ka mjaftuar që kryekomisioneri të nisë me ankth këtë ditë të gjatë për të.

Do të zëvendësohet me të tjera, operatorja do të lidhet me suportin” tha Celibashi.

“Pajisjen për fat të keq duhet ta ndërrojmë. Nuk e di me saktësi problemin, por ndoshta gjatë transportit janë bashkuar në mënyrë mekanike USB-të.
Është problem i brendshëm i pajisjes dhe operatori nuk mund ta zgjidhë vetë jemi duke sjellë një pajisje tjetër se operatori nuk e zgjidh dot këtë problematikë”, shtoi ai.

Vëzhguesi: Problem baterie, vendoset nga KQZ.

NDIQNI ZHVILLIMET MINUTË PAS MINUTE NË TË GJITHË VENDIN

Ora 08:55- Votimi në Himarë, pjesëmarrje e lartë e qytetarëve që në orët e para

Ora 08:52- Sipas të dhënave të KQZ, pjesëmarrja në votime deri në orën 08:00 është 1.29%. Deri më tani kanë raportuar 2468 nga 5213 qendra votimi.

08:45- Kolonjë/Goditi me grusht kryetarin e bashkisë Erion Isai, vihet në pranga 33-vjeçari 

08:42- Këlliçi: Sot kemi në dorë fatin e Tiranës, të rinjtë të votojnë për ndryshimin. Askush nuk e kontrollon dot votën tuaj 

08:33- Balluku pas votimit: Do të kemi një nga pjesëmarrjet më të mëdha

08:23- Gjiknuri: Dilni masivisht në votime! Strukturat zgjedhore të zbatojnë ligjin

08:22- Elbasani voton elektronikisht/ Në QV vëzhgues të huaj, gjithçka gati, por ende s’ka votues 

08:08- Kreu i Partisë së Lirisë në Pogradec, thirrje për qetësi: Qytetarët të dalin masivisht në votime!

08:04- “Braktisin kutitë”/ Komisionerët e Alibeajt “harrojnë” të shkojnë në qendrat e votimit

07:45 Kandidati i Bashkë Fitojmë për Himarën, Fredi Beleri, votohet në qeli

07:42- Vora voton në mënyrë elektronike, batuta e qytetarit: Më ka thënë gruaja shko voto atje dhe unë e zbatoj 

Ora 07:40- Nuk punon pajisja e identifikimit, s’ka ende votime te “Petro Nini”. KQZ: Procesi nis pas 3 orësh 

Ora 07:18- BF: Erion Isai dhe kreu i PS-së Aldo Xhelili kapen duke blerë vota në Kolonjë, dhunojnë kandidatin e opozitës

Ora 07:00-Nga sheshet beteja kalon te kutitë, 144 kandidatë për 61 bashki Edito

Nga OraNews