Cdo ditë familja i jep në shkollë 30 lek për të blerë një byrek, ndërsa ai i ka kursyr për të blerë kostumin e mbrëmjes së maturës.-

 

Nga: Ilir Cumani.

Këto janë kursimet e një djali 18 vjeçar banor i fshatit Shoshan me një bërthame familjare prej 6 antarësh, që jetojne me ndihme ekonomike me 56 mije lek te vjetra ne muaj. Cdo ditë familja i jep në shkollë 30 lek për të blerë një byrek, ndërsa ai i ka kursyr për të blerë kostumin e mbrëmjes së maturës. Këtë ngjarje e pashë e ulur në cep te një lokali afër një dyqani kostumesh për meshkuj në qytetin e B.Currit. Shitësja vetem për sakrificen e djalit i tha zgjedh cfarë të pëlqejë pavarsisht se sa para keni… U emocionova nga ky veprim, ju afrova për ti thenë nje shembull për shumë të rinjë. Ndoshta pak por dua të ndihmoj edhe unë për shpenzimet. Më tha unë jam i varfër ekonomikisht, por jo në shpirt.