![](https://i2.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2020/10/Burri-i-Spiropalit-merr-tenderin-për-zyrat-e-Albgaz-it-në-Fier-2.jpg?fit=640%2C327&ssl=1)
Burri i Spiropalit merr tenderin për zyrat e Albgaz-it në Fier
Burri i Spiropalit merr tenderin për zyrat e Albgaz-it në Fier
09/10/20
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë së fundmi denoncimin e një qytetari, se rikonstruktimi i zyrave të Albgaz në Fier janë kryer me çmim përtej normales nga një firmë ndërtimi fantazmë nën menaxhimin e të shoqit së ministres Elisa Spiropali, Salarjon Totaj.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2020/10/Burri-i-Spiropalit-merr-tenderin-për-zyrat-e-Albgaz-it-në-Fier.jpg?resize=526%2C386&ssl=1)
Burri i Spiropalit merr tenderin për zyrat e Albgaz-it në Fier
“Salarjani i Spiropalit të thanë në tendera”, shkruan krahas denoncimit Berisha.
Qytetari shtron një sërë pyetjesh kundrejt kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, duke i mëshuar pohimit se qeveria, krahas korrupsionit, po inauguron objekte shtetërore pa leje ndërtimi dhe me substanca të rrezikshme për jetën e punonjësve.
Ai gjithashtu bën me dije se pikërisht për këto arsye, aksionerë italianë refuzojnë të marrin në dorëzim projektin.
Gazeta Mapo