Bllokohen 1.5 milionë euro te “Toyota Yaris”, a është makina që foli Basha? –

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, të enjten në foltoren e Kuvendit, tha se janë kapur 1.5 milionë euro në një “Toyota Yaris”.

Pikërisht, sot , në Portin e Durrësit janë bllokuar fiks 1.5 milionë euro nisur me “Toyota Yaris”, ndërsa ai shigjetoi kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Mjeti ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte një destinacion. Eurot ishin fshehur në makinë, ndërsa dyshohet se kanë ardhur nga aktiviteti kriminal.

A është kjo makina për të cilën foli Basha në Kuvend?!

“Të kapën ‘Toyota Yaris’-in me 1.5 milionë euro të drogës brenda”, kjo ishte akuza që Lulzim Basha i bëri Taulant Ballës në Kuvend. Balla, ishte duke qeshur, teksa Basha fliste për negociatat, ndërsa përgjigja e Bashës ka qenë: “Qesh ti qesh, zgërdhiu!Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve. Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita.”, akuzoi Basha.

Kjo akuzë u mohua nga Balla, i cili komentoi jashtë sallës së Kuvendit: “Së fundmi në Gjermani nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë unë di që kanë qenë, Mimi Kodheli nga Partia Socialiste dhe Sali Berisha e Lulzim Basha nga Partia Demokratike. Këta di unë që kanë qenë deputetë shqiptarë në Berlin. Tani nëse Saliu ka qenë dhe e ka parë Lulzimi, kjo është çështje e brendshme në sajë të duelit për PD-në. Por që Lulzim Basha ka prova të theksuara që burojnë nga Babalja, por moskallëzimi i një krimi të tillë është vepër penale, të kesh parë një deputet me ‘Toyota’ me 1.5 milion euro, pra ky e paska peshuar! Personi Lulzim Bashës është në dijeni të një krimi dhe natyrisht duhet të vihet në dispozicion të autoriteteve gjermane.”/Hashtag.al