Foto Arkiv

“Bërtisnin, shanin, betoheshin për hakmarrje”, Klodiana Lala rrëfen skenën e rëndë që ndodhi mbrëmë te spitali i Traumës: Sa do të vijojë e gjitha kjo?

22/09/2019

Gazetarja, Klodiana Lala përmes një statusi në profilin e saj në Facebook ka rrëfyer se çfarë ndodhi mbrëmë në spitalin e Traumës, teksa pritej të mbërrinte kryeministri Rama për të vizituar të lënduarit e tërmetit.

“Ora 23.30 e së shtunës. Po prisja në derën e spitalit të Traumës ardhjen e kryeministrit për të vizituar të lënduarit nga tërmeti që goditi vendin. Papritmas në spital mbërrin një makinë luksoze. Me të ishte trasportuar nje i plagosur. Mësova në pak minuta se ishte Mariglen Haka, i forti i Niklës”- shkruan Lala.

Foto Arkiv

Statusi i Klodiana Lalës

Ora 23.30 e se shtunes. Po prisja ne deren e spitalit te Traumes ardhjen e kryeministrit per te vitizuar te lenduarit nga termeti qe goditi vendin. Papritmas ne spital mberrin nje makine luksoze. Me te ishte trasportuar nje i plagosur. Mesova ne pak minuta se ishte Mariglen Haka, i forti i Nikles. Nje personazh problematik ne boten e krimit per shkak te krimeve te renda ku eshte perfshire nder vite. Djemte qe e shoqeronin ishin te irrituar. Bertisnin, shanin, betoheshin per hakmarrje.

Policia mezi po i mbante nen kontroll. Na informuan ne keto momente se kryeministri e anuloi viziten. Po prisja te mesoja dicka me shume per atentatin ndaj Hakes ne deren e shtepise se tij ne fshatin ZEZE, kur mberriti e plagosur rende edhe halla e tij. Gruaja nderroi jete ne pak minuta. Tmerr, nje grua e pafajshme vritet ne atentat dhe pyetja eshte: sa do te vijoje e gjitha kjo?

U largova nga Trauma duke u shkembyer me makinat e Forcave Speciale qe moren ne ruajtje Mareglen Haken.

Ora shenonte 00.35 minuta!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/