“Arrestoni Ramën!”- Mbyllet protesta e 123-të antiqeveritare, qytetarët të vendosur: Jep dorëheqjen! Shqipëria kërkon revolucion

23 Shtator 2026
Me thirrjet “arrestoni Ramën”, “jep dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, ka përfunduar protesta e 123-të antiqeveritare në Tiranë.
Protesta sot ishte shumë më masive se ne dy-tre ditet më parë.
Pas marshimit në rrugët e kryeqytetit, qytetarët kanë mbyllur tubimin duke përsëritur kërkesat e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit kanë shoqëruar protestën edhe në momentet e fundit të tubimit, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë qëndresën.
Protesta e radhës pritet të zhvillohet sërish në Tiranë, me qytetarët që përsërisin mesazhin e tyre, “Rama jepe dorëheqjen”.




