Ndërhyrjet në ligje pas arrestimit të Vlora Hysenit/ Çuli: Qeveria kërkon të mbrohet nga orteku i skandaleve

30 Shtator 2026
I ftuar në një emision televiziv,Hervin Çuli deklaroi se nxitimi për të vendosur kufizime ligjore ndaj SPAK-ut tregon frikën e thellë të mazhorancës nga zbardhja e skandaleve të tjera publike.
“Kjo qesharake, një gjë që… një javë përpara kemi ndofta skandalin më të madh politik që ka ndodhur në Shqipëri këto vite, që është arrestimi i zonjës që ishte kryetare e shërbimit sekret dhe direkt mbas kthimit të zotit Rama nga jashtë, ne kemi një ndërhyrje të fortë përsa i përket legjislacionit që ka lidhje me këtë gjë. Kjo do të thotë që në këtë rast sipas deduksionit i bie që faji nuk e paska SPAK-u… domethënë ne jemi përballë një gjendje ku fajin në fakt e ka drejtësia dhe nuk e ka Partia Socialiste. Pra ky nxitim kaq i madh për të vënë ca kufij, për të vënë ca barriera është sa absurd edhe qesharak.
Kjo tregon një frikë shumë të madhe nga këta që janë sot në qeverisje, që kjo histori, ky ortek i madh me skandale nuk mbaron. Jo vetëm që nuk mbaron, por me sa duket kjo është vetëm maja e ajsbergut dhe ne nuk dimë se çfarë do shohim… sepse këto duken si masa që duhet të frenojnë në çdo mënyrë që të jetë e mundur rrjedhjen e informacionit nga ata që kapen në mënyrë flagrante.
Sepse zonja që sot është në arrest, të paktën minimumi me të drejtë apo pa të drejtë, këtë gjykim nuk e kam unë mundësinë ta bëj profesionalisht, duhet ta bëjnë ata që janë pjesë e jurisprudencës, por të paktën në flagrancë po e quajmë edhe pse ka pas kohë ajo, se vajti diku jashtë shtetit… urdhri i saj ka dalë në kohën që ajo ishte në Shqipëri pra pati një periudhë…
Por të paktën diçka ka mbetur, gjurmët janë aty, nuk mundet dot që një skandal kaq i madh t’i mbyllë gjurmët. Kurse tek ato që do vijnë më pas duket sikur të gjithë këto masa po merren sikur SPAK-u qenka problemi i madh i këtij vendi, dhe ne të gjithë problemet që po na ndodhin tani ndodhin sepse po gabon SPAK-u.
Unë e shoh me thënë të drejtën dhe mos qoftë e thënë që ajo që u përfol një moment që ishte gati për një kompromis të mundshëm me Partinë Demokratike, për të krijuar totalisht një front anti-SPAK.
Domethënë unë e shikoj shumë të frikësuar këtë qeveri. I shoh njerëzit e kësaj qeverie shumë të frikësuar. Ne sot po të shikojmë në televizion, ndofta po e hap pak spektrin politik, po të shohim sot në media sociale apo në mediat publike, në televizione, njerëzit që janë të Partisë Socialiste janë të trembur.
Ti ke vetëm dy eksponentë të Partisë Socialiste që dalin dhe e mbrojnë në mënyrë të hapur, që janë njëra që bëri atë rregullin e treshit e nxori Edi Ramën që ishte politikani më i mirë shqiptar, pra më vjen keq ta them po fytyra e Partisë Socialiste sot të jetë një analfabete… është e turpshme. Kemi atë, kemi dhe Zeqinen. Pra, të gjithë pjesa tjetër, eksponentë të Partisë Socialiste sot kanë krijuar një antipati në popull që me sa duket edhe vetë fshihen për të dalë atje”, u shpreh Çuli.
