30 Shtator 2026

Top Channel

Kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vijojnë diskutimet në Kryeministri, ndërsa protestuesit jashtë godinës janë shpërndarë në grupe.

Pas shpërndarjes së protestuesve në grupe, situata pranë Kryeministrisë mbetet nën kontrollin e forcave të policisë, të cilat kanë vijuar të mbajnë të bllokuar dhe të monitoruar perimetrin e zonës.

Brenda godinës së Kryeministrisë, Rama dhe von der Leyen po zhvillojnë takimin e tyre.

Ndërkohë, prania e shtuar e forcave të policisë ka vijuar edhe pas largimit të protestuesve nga zona.

Protesta u zhvillua në kohën kur von der Leyen ndodhej në Kryeministri për takimin me Ramën.