Përplasje mes policisë dhe protestuesve, tentojnë t’i përcjellin mesazhet e protestës 123 ditore presidentes së KE-së. / Von der Leyen takim me Ramën në Kryeministri

30 Shtator 2026
Numer shume i madh policor ushtrojnë dhune mbi protestuesit që janë larguar me dhunë nga Bulevardi.
Tensione dhe përplasje janë regjistruar këtë pasdite mes protestuesve dhe një numri të lartë efektivësh të cilët nuk lejojnë qytetarët që t’i përcjellin presidentes së Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen, mesazhet e protestës 123 ditore në Tiranë. Zyrtarja e lartë europiane ndodhet në Kryeministri, ku po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Pjesë e grupit te protestuesve ishte dhe aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila mbante në duar një poster ku dukej flamuri i BE-së, yjet e të cilit ishin zëvendësuar me fotot e zyrtarëve të lartë të dënuar, ose të marrë të pandehur, për korrupsion gjatë qeverisjes së Ramës.
“Me Edi Ramën nuk ka integrim në Shqipëri 2030, siç e kemi parë, por marrim Shqipërinë 313, Shqipërinë e burgut, kur të gjithë zyrtarët e lartë janë bërë burg për korrupsion”,- tha aktivistja.
“Kjo është për t’i thënë (Ursula von der Leyen) që kryeministri Edi Rama nuk është më përfaqësuesi i popullit shqiptar. Jemi 122 ditë në protestë që themi që kryeministri Rama dhe qeveria e tij kriminale nuk na përfaqëson. Integrimi europian vjen vetëm kur Shqipëria të jetë e lirë,- theksoi Vatnikaj.
