Berisha bën deklaratën e fortë dhe i drejtohet Ballës: – Ke mbi 100 telefonata me Dumanin, si e pagove për të “shpëlarë” tek…

Blogu i UdhëtaritPolitika

Berisha bën deklaratën e fortë dhe i drejtohet Ballës: – Ke mbi 100 telefonata me Dumanin, si e pagove për të “shpëlarë” tek…

06 Qershor, 2022 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar se qeveria nuk sjell në Parlament marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluxit sepse do të ndikonte te ministrat dhe deputetët e maxhorancës.

Ai theksoi më tej se Taulant Balla ka pasur kontakt me Nuredin Dumanin të penduarin e drejtësisë.

“Së pari denoncoj qeverinë e cila nuk sjell në Parlament marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluxit. Këtë se bën për faktin e vetëm se të paktën 6 ministra dhe shumë deputetë, janë kandidatë për ekstradime. Së dyti për parafolësin (Ballen), kam një pyetje. Sa e pagove Nure Dumanit për të shpëlarë tek Manhasët. Kjo do të dalë. Nuk është vetëm kjo. Ai ka mbi 100 telefonata me Dumanin me sharrën, gozhdën dhe bandën e Suel Çelës, Talo Çelës dhe me radhë”, tha Berisha.

BalkanWeb

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *