Rama ne Fushate zgjedhore

16 Janar 2026

Në analizën e tij në studion e lajmeve në “Ora News”, Ben Andoni shprehet se kryeministrit Edi Rama i duhen deputetët në terren, sepse sipas tij, kreu i qeverisë duket se po i druhet apo shikon si një skenar të mundshëm politik, zgjerdhjet e parakohshme.

Dhe arsyet kanë të bëjnë me dy lloje krizash: atë brenda Partisë Socialiste, por edhe krizës së shkaktuar nga faktorët e jashtëm.

Po ashtu, Andoni analizoi deklaratën e sotme të kreut të Qeverisë para deputetëve të tij por edhe para shqiptarëve, se projekti i integrimit në BE do të shkojë përtej deklaratave dhe premtimeve elektorale që ai ka bërë gjatë kësaj kohe.

“Nëse për arsye gjeo-strategjike e ka trajtuar anëtarësimin në BE si një fakt të sigurtë, vetë zhvillimet gjeostrategjike të Brukselit kanë ndryshuar tashmë në raport me zgjerimin”, theksoi ndër të tjera analisti Ben Andoni.