Nga: Skender Zogaj.

Në vitet 1970 në skenën muzikore të Kosovës shkëlqeu ylli muzikor Bashkim Paçuku, i cili me zërin e tij çonte peshë zemrat e artdashësve muzikor. Për shumë vjet, koncertet ku paraqitej Bashkimi, aq sa ishin art muzikor, ishin edhe thirrje e lirisë! Liria që e thërriste Bashkim Paçuku tash ka arritur në Kosovë, në Shqipëri e pjesërisht edhe tek shqiptarët në Maqedoni…

Por, Bashkimi, ky Zog i art i këngës, ka fluturuar larg, në Boston të Amerikës, ku vazhdon t’ia thotë këngës edhe më me krenari duke dëshmuar se populli i vogël shqiptar ka artistë të medhenj, si tenori Paçuku që vazhon të shkëlqej! Në emër të kësaj me rastin e festës së vitit të ri 2018 nga Kosova bashkë me urimet më të ngrohta, Bashkimit i themi se je në zemrat tona!