Kivin nuk ka kush ta vjelë, prodhimet bujqësore në Llakatund të Vlorës mbeten në pemë, nuk ka fuqi punëtore

12 Tetor 2026
Prodhimet bujqësore ne Llakatund të Vlorës, rrezikojnë të mbeten pa u vjelë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe vështirësive për gjetjen e tregut të shitjes.
Në këtë fshat ndodhet një plantacion me kivi, një kulturë që fermerët e konsiderojnë ndër më të veçantat në zonën e Vlorës. Ata flasin për prodhim të mbarë, por që rrezikon të mbetet në pemë.
Të njëjtin problem po e hasin fermerët edhe me shegët. Edhe ky prodhim këtë vit është i bollshëm, por mungesa e punëtorëve dhe vështirësitë për gjetjen e tregut rrezikojnë që frutat të dëmtohen dhe të humbasin pa arritur tek konsumatori.
Shpresa e vetme e këtyre fermerëve mbetën tregtarët italianë, të cilët, sipas tyre, kanë shfaqur interes për të ardhur në zonë dhe për të blerë prodhimin e kivit, me destinacion tregun italian.
Prodhimi I mbarë I këtij sezoni, por pa një treg të sigurt dhe pa fuqi punëtore të mjaftueshme, mund të kthehet në një tjetër sezon me humbje për fermerët e kësaj zone.
Top Channel
