
Bashkia Fushe Arres: – Situatë alarmante nga zjarri në Kunore Dardhe
14 Gusht 2025
Zjarri zjarrit qe filloi në fshatin Xath, njësia administrative Blerim, në Fushë Arrëz, vijon të përhapet me intensitet, duke marrë përmasa të konsiderueshme dhe duke rrezikuar zonat përreth.
Zjarri ka rrezikuar edhe fshatin Trun, në pjesën e majës së Kunor Dardhës, në një terren shumë të thyer malor.
Kunorë Dardhë – Laku Klyz, Rrafshi i Sakatit
– Situata e rënduar, zjarri po përparon në terren të vështirë drejt zonave malore. Në operacion janë mbi 150 forca bashkiake, pyjore, vullnetare dhe efektivë të FA.
Terreni malor dhe i thepisur ka penguar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në zonë, ndërsa situata mbetet jashtë kontrollit. Për këtë arsye, është angazhuar një helikopter për ndërhyrje ajrore, i cili po punon për të izoluar vatrat aktive.