Basha-vlonjatëve: – Rama po ju mashtron prap për legalizimet, mos ja hapni derën

– 22/04/21 |

 Basha, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e Vlorës, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kryedemokrati Basha tha se kryeministri Rama do të prishë 110 mijë shtëpi ndërsa thotë se ai s’bëri asgjë për 8 vite

Më tej, gjatë takimit me vlonjatët, Basha tha se Rama po i gënjen ata sërish për legalizimet, ndërsa iu bëri thirrje atyre që të mos ja hapin derën dështimit për të tretën herë.

Kryertari i Partisë Demokratike tha se ditën e dielë, Rama do të largohet bashkë me kriminelët, shitblerjen e votës dhe korrupsionin e tij.

“Shqiptarët do të votojnë numrin 9 për ndryshim që të sjellim një të ardhme më të sigurtë dhe më të mirë për vendin”-tha Basha. Kryedemokrati u prit me entuziazëm nga qytetarët vlonjatë, siç shihet edhe në pamjet më poshtë. Kjo ishte fushata përmbyllëse e Bashës në Vlorë.

Gazeta Mapo