Lulzim Basha u rizgjodh për herë të tretë në krye të Partisë Demokratike, me një përqindje dërrmuese votash.

Në një proces shumë të kontestuar nga shumica e deputetëve të PD-së, të cilët kundërshtuan hapur zgjedhjet dhe i konsideruan në shkelje të statutit të PD-së, Basha mori 16196 vota, ndërsa kandidati tjetër Gjergj Hani mori 1657 vota.

Rizgjedhja e Bashës si kreu i PD-së, ka bërë që në rrjetet sociale të shpërthejnë memet, ku ironizohet hapur procesi në partinë më të madhe opozitarë në vend, e cila duket se pas ditës së djeshme është e ndarë në tre pjesë.

Nga OraNews