23 Mars 2023

Kreu shpirtëror i të krishterëve ortodoksë të botës tha të mërkurën se Kisha e fuqishme Ortodokse e Rusisë ndante përgjegjësinë për konfliktin në Ukrainë, por ai ishte i gatshëm të ndihmonte në “rigjenerimin shpirtëror” të Rusisë pas luftës. Komentet e Patriarkut Ekumenik Bartolomeu janë një qortim për Patriarkun rus Kirill, bekimi i plotë i të cilit për pushtimin e Ukrainës nga Moska e ka copëtuar kishën ortodokse mbarëbotërore.

Bartolomeu, i cili në vitin 2019 zemëroi Moskën duke njohur Kishën Ortodokse të sapokrijuar të Ukrainës, tha se autoritetet ruse po përdorin Kishën si një “instrument për objektivat e tyre strategjikë”. “Kisha dhe udhëheqja shtetërore në Rusi bashkëpunuan në krimin e agresionit dhe ndanë përgjegjësinë për krimet që rezultuan, si rrëmbimi tronditës i fëmijëve ukrainas,” tha ai në një konferencë të mbajtur në parlamentin e Lituanisë.

Gazeta Dita