23 Mars 2023

Një tërmet është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Korçës.

Sipas IGJEUM, tërmeti me magnitudë 4.4 ka qenë me epiqendër në Mollas ndërkohë që është ndjerë në të gjitha zonat përreth.

Tërmeti është shoqëruar nga disa pasgoditje, dhe më e madhja ka qenë me magnitudë 3.7.