23 Mars 2023

Propozimi i kryeministrit Edi Rama për të vendosur Vlora Hysenin në krye të SHISH shihet me dyshim nga gazetari Arjan Çani.

Megjithëse e vlerëson zonjën Hyseni si një person inteligjent, Çani tha për “Top Story” se burime gjysmëzyrtare nga njerëz të CIA-s në Shqipëri, e kanë informuar se Rama nuk e ka dashur atë fillimisht, por s’dihet pse ndryshoj qëndrim.

Duke vijuar më tej spekulimet mbi këtë çështje, Çani tha se çudia ndryshon në faktin se shërbimi inteligjent izraelit, donte patjetër Vlora Hysenin në krye të SHISH-it. A ka vërtet ndikim Musadi tek SHISH-i?!

Duma: Si e shikon emërimin e një zonje nga Kosova në krye të SHISH-it shqiptar? Kam përshtypjen se nuk e njeh publiku?

Çani: Kam përshtypjen se e njeh pak, me çkam dëgjuar di që është një zonjë shumë e zgjuar. Ka një aftësi të paparë. Mbetet mister pse “Ramsi” e kishte me qejf, donte me patjetër ta emëronte. Më lejo të spekuloj Grida sepse ndryshe nga shumë të tjerë është kam dëshirë të bëj spekulime që hapin debate. Por jo spekulime mbi persona, ë?! Duhet pasur kujdes. Ç’kam dëgjuar unë nga burimet e mija të huaja, gjysmë zyrtare, është pse Rama donte patjetër që Hyseni të ishte në krye të SHISH-it. Me çfarë më thanë njerëz të CIA-s në Shqipëri, pra që operojnë këtu prej kohësh, është se në të vërtetë ai nuk e donte, por skishte çbënte. Ndërkohë më e çuditshmja është se si ka mundësi që Musadi, shërbimi inteligjent izraelit, donte patjetër Vlora Hysenin në krye të SHISH-it?!

Duma: Ti po thua tani që Musadi ka një fjalë për shërbimet inteligjente shqiptare?!

Çani: Unë po them që është e sigurt Grida dhe të lutem mos ma vërë në dyshim këtë gjë. Le të kujtojmë që Kryeministri ishte në Tel Aviv pak javë më parë… Burimi im që ma dha informacionin pra CIA kundër, Mosadi pro më bën mua që ta lidh çështjen doemos me vizitën atje.

Gazeta Sot