Banorët e “5 Majit” nxjerrin zbuluar Veliajn, i zbulojnë veprimin tinëzar dhe demaskojnë propagandën

23 Nëntor 2021

Ashtu si në shembjet tinëzare të “Astirit” apo dhe të Teatrit Kombëtar, Erjon Veliaj u shfaq në të njëjtën mënyrë herët në mëngjesin e së martës, në lagjen “5 Maji” kur nuk kishte asnjë frymë rrugëve dhe aty ku pritet të shemben dhe aty 430 objekte shumica shtëpi.

I shoqëruar nga 3 persona, Veliaj e publikoi inskpektimin paqësor në zonë vetëm në orën 11:30 minuta ne faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Kush pengon bashkinë dhe kush mundohet të përdorë për politikë, të mbjellë helm sigurisht që do marrë shpagimin që meriton,” thotë Veliaj.

E ndërkohë që në Facebook Veliaj shfaqej sikur të ishte live, në të njëjtin vend dhe orë, banorët protestues ishin aty në pritje të takimit me kryebashkiakun të kërkuar prej një muaji.

“I themi Erion Veliajt mos thuaj isha pa qenë sepse në 11:30 jemi ne banorët e “5 Majit” këtu.”

Akt-marrëveshja e propozuar nga bashkia është e njëanshme, ndaj thonë banorët kryetari i bashkisë i druhet përballjes me ta.

“Donim ta takonim, t’i thoshim çfarë ke menduar për ne.”

Punimet thonë banorët nuk do të vazhdojnë më tej nëse pronat e tyre nuk dëmshpërblehen në mënyrë të ligjshme.

“As i kemi firmosur, as kemi për t’i firmosur.”

“Meqë nuk merr përsipër të na japë një zgjidhje mbi këtë ankesë, pro vjen duke u krenuar që unë jam këtu në orën 07:00 të mëngjesit, që hajdeni se ja ku më keni.”

Ka më shumë se një muaj që kanë nisur e vijojnë protestat e banorëve të 5 Majit. Kërkesat nuk kanë marr zgjidhje dhe janë të paqartë se cili do të jetë fati i tyre pas ekzekutimit të VKM-ve për zbatimin e projektit zhvillimor.

Nga OraNews