5 Shkurt 20233

Banorët e Bërxullës kanë kërcënuar se do e mbrojnë me gjak pronën e tyre teksa kundërshtojnë ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar, pasi preken banesat e tyre.

Teksa nuk kanë rënë në dakortësi dhe ende nuk kanë asnjë përgjigje nga institucionet apo shteti për kërkesat e tyre, banorët shprehen se ata duhet të njihen me projektin pasi sipas tyre firma lëviz projektin saherë që haset me vështirësi.

Sakaq kanë theksuar se mbi 80% e banesave janë me certifikata dhe se prona duhet të çmohet me vlerën e tregut dhe jo 4 euro për metër katror.

“Mbi 80% e banesave janë me certifikata, vetëm 3 apo 4 prej tyre janë të pacertifikuara po duhet të dini që do të preken dhe banesa të tjera. Ka pasur lëvizje të projektit se sa herë që firma has në vështirësi mundohet të ndryshojë projektin. Protestat tona nuk do ndalojnë asnjë ditëm ne duam vlerën e pronës sipas çmimit të tregut, certifikimin e banesave dhe duam të shohim projektin, nëse s’na jepet zgjidhje për rrugë dytësore jemi jashtë si fshat ka pesë muaj protesta dhe shteti vetëm bën sehir, i drejtohemi institucioneve dhe nuk kthejnë përgjigje. Pushtetarët merren e zgjidhin hallet e Amerikës, për atë rusin mblidhen për ne jo”, tha banori.