“Balluku”/ Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve, zbardhet urdhri

28 Janar 2026
Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, e cila ishte parashikuar që të mblidhej sot për Belinda Ballukut është shtyrë.
Me urdhër të kreut të Kuvendit Niko Peleshi, mbledhja do të zhvillohet nesër, në orën 12:00.
“Te nderuar anetare te Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit! Ju njoftojme me Urdher te Kryetarit nr. 8, date 27.01.2026 shtyrjen e mbledhjes qe do te zhvillohej sot, date 28.01.2026, ora 12:00”, thuhet në njoftim.
