6 Gusht 2026

Shkencëtarët kanë përcaktuar datën kur asteroidi Bennu mund të përbëjë një rrezik potencial për Tokën.

Sipas llogaritjeve, më 24 shtator 2182 ekziston një mundësi e vogël që ky objekt hapësinor të përplaset me planetin tonë, duke shkaktuar pasoja të mëdha.

Bennu, i cili i afrohet Tokës rreth çdo gjashtë vjet, vlerësohet se mbart një energji goditjeje të krahasueshme me atë të rreth 22 bombave atomike

Për këtë arsye, ai është prej kohësh nën vëzhgimin e astronomëve dhe agjencive hapësinore. Pavarësisht se data e mundshme e përplasjes është shumë larg, NASA po punon për të kuptuar më mirë sjelljen e asteroidit dhe mënyrat e mundshme për shmangien e një skenari të tillë.

Agjencia amerikane dërgoi sondën OSIRIS-REx drejt Bennu-t për të mbledhur mostra nga sipërfaqja e tij, me synimin për të studiuar përbërjen dhe karakteristikat e asteroidit.

Mostrat e sjella në Tokë në vitin 2023 po analizohen nga studiuesit, të cilët shpresojnë se të dhënat e marra do të ndihmojnë në zhvillimin e strategjive për mbrojtjen e planetit nga kërcënimet e mundshme kozmike.