Mjeshterite e Beratit përfshinne vetëm prodhime të karakterit dekorativ dhe është kryesisht shtëpiak. Gratë thurnin qilima, mbulesa leshi, pëlhura, çorape, thasë etj.

Argjendarët bëjnë punime në filigrame, ornomente për gratë, breza, byrzylyke, unaza, vathë, si dhe vazo prej argjendi apo prej ari.

Ciganet fabrikojnë të gjitha objektet në hekur dhe bakër dhe njëkohësisht ushtrojnë edhe zanatin e kallajxhiut.
Muratorët dhe marangozët vijnë nga Dibra.

Teksti dhe fotot Ajet Nallbani.