9 Maji 2025

Analisti, Armand Maho në një intervistë në Ora News u shpreh se tendenca për të deformuar vullnetin e zgjedhësve vihet re akoma.

Maho: Deri tani kishte shkuar mirë por kohët e fundit kemi filluar të dëgjojmë edhe ato fenomenet e shitblerjes së votës.

Njerëz të administratës që kërcënohen për të dalë mezor në mitingje ose fenomente të tjera siç ishte kjo e sotmja falja e gjobave që nga 2015.

A thu që nuk priste puna edhe dy ditë dmth që të falte qeveria gjobat.

Të gjitha këto janë në dëm të procesit sepse Rama nuk mund të shfytëzojë asetet publike dhe shtetërore për të ndikuar tek vota e njerëzve.

Gjithsesi unë mendoj se deri tani gjërat kanë shkuar pak a shumë mirë. Tendenca për të deformuar vullnetin e zgjedhësve vihet re akoma.

Si ka mundësi që tre ditë para zgjedhjeve u organizua “Giro D’Italia”, duke bllokuar të gjitha rrugët?

Nga Katerina Hysenllari