9 Maji 2025

Gazeta greke Protothema, ka komentuar praninë e Chris Lacivita në Shqipëri për ndihmën që po i ofron liderit të opozitës Sali Berisha për zgjedhjet e 11 majit për të ardhur në pushtet.

Sipas Protothemas, njerëzit që Chris Lacivita ka ndihmuar për të ardhur në pushtet si Trump ashtu dhe Berisha, kanë tipare shumë të ngjashme.

Dy njerëzit që LaCivita i ka këshilluar në dy vitet e fundit janë Trump dhe Berisha. Sipas tij, të dy këta persona kanë ‘profile çuditërisht të ngjashme’, pasi ata u persekutuan nga establishmenti, u etiketuan si të rrezikshëm nga elitat dhe u paraqitën si të huaj që duheshin eliminuar politikisht me çdo mjet të nevojshëm”, shkruhet në artikull.

Media greke komentoi dhe pritshmëritë që Berisha mund të bëjë një fitore spektakolare pasi sipas saj qytetarët shqiptarë nuk i besojnë shumë sondazheve dhe një faktor tjetër mund të jetë bota e diasporës që do të përmbysë ato.

“Pavarësisht vonesës së sondazheve – socialistët thuhet se po marrin 48%, me një epërsi prej të paktën 10 pikësh – vota e diasporës dhe besueshmëria e ulët e matjeve lënë një mundësi të hapur për një tronditje. Nëse Berisha ia del mbanë, ky do të jetë një rikthim spektakolar politik për një figurë që shumë e konsideronin përfundimisht të përfunduar.”

Protothema shton se pavarësisht se Berisha u shpall non grata, përsëri mospublikimi i provave për ‘korrupsion’ nuk u bënë publike nga Blinken në vitin 2021, ku ju kërkua dhe nga ligjvënësit amerikanë, dhe kjo e bën këtë vendim të dyshimtë.

“Berisha, i cili kishte shërbyer si president dhe dy herë si kryeministër, u tërhoq nga drejtimi i partisë në vitin 2013. Megjithatë, në vitin 2021, administrata Biden e shpalli atë person non grata për shkak të ‘korrupsionit serioz’, duke synuar atë, vajzën e tij dhe dhëndrin. Ai u akuzua për përvetësim të fondeve publike dhe nepotizëm politik në kurriz të besimit të popullit shqiptar tek institucionet. Anthony Blinken, si Sekretar i Shtetit, nuk i bëri publike provat pavarësisht kërkesave të vazhdueshme si nga Berisha ashtu edhe nga ligjvënësit amerikanë.” shkruhet në artikull. Syri.net-Protothema