Arkeologu Ceka: Kumbaro mënjanon specialistët, projektet bëhen me diletantë

“Rezultati i 1 milionë e 50 mijë eurove që janë investuar në Shqipëeri ka shkuar rrush e kumbulla, natyrisht një përgjegjësi bie edhe mbi zonjën Vlahutin që sghfaqet në televizion me ministren por nuk pyet kush hkojnë këto para”,

Arkeologu Neritan Ceka ka komentuar projektin e ministrisë së Kulturës për rehabilitimin e varreve në Selcë ku mendohet se janë varret e mbretërve ilir.

Ceka ka reaguar ashpër kundër Kumbaros duke thënë se projektet nuk po bëhen me specialistë por me diletantë që shikojnë të mbushin xhepat e tyre. Sipas tij, ky i fundit po bëhet me qëllim për ti marrë ato para.

“Është 5-fishi i asaj që kërkoi unë, prandaj është heshtja se unë nuk mund të kërkoj 5 fishin e atyre parave se s’ke ku ti harxhosh, vetëm nëse vendos ta betonosh. Kanë menjanuar gjithë specialistët dhe bëhen me diletantë projektet. Kjo shumë shtë 5-fishi I asaj q ëkërkoja unë, do shkojnë nëpër xhepa, këta as nuk më thirrin në mbledhjet që bëjnë. Ky është një projekt që bëhet me qëllim për ti marrë ato para”, tha Ceka në ‘Fax News’.

Ai foli edhe për investimin në Butrint por edhe investime të tjera. ku tha se është një diletantizëm tipik dhe harxhim i kotë. Ndërsa në Finiq kanë ndërtuar një rrugë dhe kanë shpenxuar 300 mijë euro që ishin të BE-së. Një investim tjetër skandaloz sipas tij është edhe në Apolloni, 750 mijë euro,ndërsa turistët presin në diell në radhë.

Ceka tha se këto projekte shpëndahen tek klientët nga ministrja dhe nuk pyet për specialistët, çfarë po e dëmton rëndë kulturën.

Sipas tij një faj është edhe i ambasadores Vlahutin që del në media me ministren dhe nuk pyet se ku shkojnë paratë.

“Rezultati i 1 milionë e 50 mijë eurove që janë investuar në Shqipëeri ka shkuar rrush e kumbulla, natyrisht një përgjegjësi bie edhe mbi zonjën Vlahutin që sghfaqet në televizion me ministren por nuk pyet kush hkojnë këto para”, tha ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/