Arjan Curri: – Nëse Kuvendi i Berishës ka kuorumin, rrëzohet ai i Bashës direkt.

16/11/2021

Tashmë duket se në Partinë Demokratike do të mbahen dy Kuvende, një i thirrur nga delegatët dhe Sali Berisha dhe një tjetër i thirrur nga kryesia e PD dhe Lulzim Basha.

Për të zgjidhur këtë ngërç dhe luftë që ka nisur në PD, Arjan Curri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë një zgjidhje të thjeshtë!

Mjafton të llogariten delegatët që do të marrin pjesë në Kuvendin e Sali Berishës, që do të mbahet i pari në datën 11 dhjetor. Nëse ky Kuvend do të ketë kuorumin, kjo e rrëzon automatikisht Kongresin e Lulzim Bashës, të planifikuar për datën 18 dhjetor.

Arjan Curri: Në këtë fazë nuk na intereson shumë procedura me firma. Ajo që më intereson mua është kush ka kuorumin. Ose i ka i pari dhe rrëzon të dytin ose e kundërta. Vetëm një mundësi keni [i drejtohet Palokës] për ta rrëzuar të dytin, duke publikuar kuorumin e Kongresit të parë. Unë pozicionohem me atë kongres që ka bazën, delegatët. Duam të dimë, cili ka kuorumin. Nuk mund ta kenë të dy kuorumin. Për mua fiton ai që ka kuorumin. Nëse zoti Paloka thotë kam 4200 firma, i bie kuorumin e ka i pari dhe i dyti bie. Përse nuk i publikoni ju, që ta delegjitimoni kongresin e dytë?

Mentor Kikia: Ekziston frika të mos publikohen për shkak shantazhi?

Edi Paloka: Këto janë arsyet. Unë nuk mund të them, por këtë thotë pala.