18 Maji 2023

Gazetari Arian Çani tha se ka vetëm një shans që Fredi Beleri të shpëtojë nga burgu dhe kjo është një telefonatë nga zyra e një greko-amerikani që sipas Çanit është shumë i afërt me presidentin e SHBA-ve Joe Biden.

I ftuar në “Now”, në Euronews Albania, Çani tha se ka ikur koha kur Rama mund të “frikësohej nga kryeministri i Greqisë, pasi tani jemi në të tjera kushte gjeo-politike dhe e vetmja gjë që do e bënte atë të tërhiqej do ishte kjo telefonatë nga shtëpia e Bardhë.

“Nëse Greqia vazhdon të ketë akoma një lobim të fuqishëm nga Shtëpia e Bardhë dhe nëse Ramsit i vjen ndonjë telefonat nga një person që Ramsi nuk i thotë dot jo, ky është i vetmi shans për Belerin. Në Shtëpinë e Bardhë, në zyrën e presidentit Biden, një nga njerëzit e afërtt të tij është greko-amerikan dhe është me orgjinë nga Himara.

Nëse ndodh që ata ta marrin vërtet seriozisht dhe ta quajnë si gjë shumë të rëndë atë që ndodhi, Ramsin mund ta bëjë të tërhiqet  vetëm një telefonat, vetëm një person që është më lart nga ata që e mbështesin sistematikisht. Për ata që mendojnë se Rama i frikësohet kryeministrit të Greqaisë, u them se ka ikur ajo kohë. Jemi në të tjera kushte gjeopolitike. Këtu do jemi e do flasim”,-tha Arian Çani.

Gazeta Sot