Ambasadorja e Francës: – Nuk ka negociata nëse nuk plotësoni detyrat. –

Ambasadorja e Francës në Tiranë Christine Vasak ka bërë apel nga Korça për bashkëpunim mes shumicës dhe opozitës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, pasi nëse nuk do të zbatohen të gjitha rekomandimet nuk do të ketë hapje të negociatave në qershor 2019.

21 Tetor,2018.

“Nuk do të ketë hapje të negociatave për anëtarësim nëse nuk i merrni seriozisht konkluzionet e Këshillit të 26 qershorit. Jo vetëm me fjalë por duhet të zbatohen në praktikë. Qeveria dhe opozita e dinë këtë gjë, koha ikën shpejt” deklaroi diplomatja franceze në Tiranë.

Franca ishte mes vendeve skeptike që nuk pranuan hapjen e negociatave në qershor të këtij viti, ndërsa kërkuan plotësimin e disa detyrave. Qeveria shqiptare është optimiste për hapjen e procesit të negociatave për integrimin në BE në qershor të vitit 2019.