22 Maji 2024

Kreu i SPAK Altin Dumani, në fjalën e tij në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dha një pasqyrë të punës së Strukturës së Posaçme gjatë 2023.

Dumani theksoi se bankat dyshohet se janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave.

“Shpresojmë të gjejmë mbështetje nga Kuvendi për shtim të prokurorëve. Nuk dimë çfarë ndodh me ne, s’kemi status pas përfundimit të mandatit. Grupet kriminale janë përfshirë në trafikim të drogave të forta. Grupet kanë aktivitete poli-kriminal, duke përfshirë dhunën për shkak të kontrollit të territorit, komunikimi i koduar, konvertimi i parave në kriptovaluta. Ka shumë grupe kriminale që operojnë përmes call center.

Dëmi ndaj viktimave është në mijëra euro. Qytetet më problematike janë Tirana, Elbasani, Durrës, Vlorë, Kurbin, Shkodër, Laç, Fushë Krujë. Në Fushë Krujë ka veprimtari kriminale si vrasja dhe shpërthimet. Ka prani të pastrimit të parave, që bëhet edhe me ndërtimet. Edhe terrorizmi është ndër aktivitetet kriminale më të rralla. Sa i takon korrupsionit, përdoret procedura që përfitojnë nga fondet publike, që përdorin llogari offshore.

Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri, përfshin përdorimin e bankave dhe bizneseve shqiptare si ndërmjetës për organizatat ndërkombëtare kriminale  si mafia italiane”, deklaroi Dumani.

Gazeta Sot